Sigurohet gjaku për 18 vjeçarin e shtrirë në QKUK, lajmërohen rreth 150 persona

20:34 | 19 Janar 2020
A Z

18-vjeçari i shtrirë në QKUK i është nevojitur urgjentisht sot dhurimi i gjakut të grupit zero negativ.

E, arbresh.info ka kontaktuar një nga të afërmit e 18 vjeçarit, dhe ka bërë të dituar se falë njerëzve vullnet mirë gjaku është siguruar.

Ai ka treguar se për të dhuruar gjak janë lajmëruar rreth 150 persona, ndër ta më shumë ishin nga qyteti i Vushtrrisë dhe Mitrovicës.

Ndryshe, Grupi i gjakut zero negativ,  është një nga grupet më të rralla./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale