Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se temë diskutimi me delegacionin e Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë, ka qenë siguria në Ballkanin Perëndimor.
Në një deklarim për media pas këtij takimi, Kryeziu-Hyseni, tha se ideja e tyre është krijimi i stabilitetit dhe paqes në Ballkan.
“Ideja (e tyre) është të takohen më parlamentar pra me deputet të shtetit të Ballkanit perëndimor për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe ideja është që të sigurohet rregullimi krijimit të stabilitetit dhe paqes për shtetet që janë pjesë e Ballkanit perëndimor. Ne sot më këtë përfaqësues, kemi diskutuar për situatën aktualë që është në Republikën e Kosovës dhe më vjen mirë që edhe njëherë tjetër të dëgjojmë nga përfaqësuesit e Gjermanisë për mbështetjen e madhe në na ka dhënë”, u shpreh ajo./eo
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...