Nëse disa javë më parë mund të mbyllje bisedën virtuale me dikë që nuk “të ngjiste” dhe aq, thjesht duke i thënë se po të pret shoqja e ngushtë për të dalë, sot gjërat janë ndryshe. Nuk ke më asnjë justifikim për t’ju larguar nga chat-i atij/asaj me të cilën po njihesh, kështu që, është koha për t’u bërë krijues.
S’ka asgjë të keqe nëse ndodh që takimet virtuale të mos shkojnë mirë. Nëse nuk ndjen kimi që kur e sheh në Face Time apo shakatë e tij/saj s’të bëjnë dhe aq për të qeshur, s’je vetëm. Si të largohesh duke qenë e sjellshme në të njëjtën kohë?
Kushtoji vëmendje ndjesisë tënde dhe vepro! Në fund të ditës kujto që gjëja më e mirë është të jesh e ndershme me veten dhe rrjedhimisht me të tjerët.
Një takim virtual mund ta përfundosh edhe me elegancë! “Ishte kënaqësi të flisja me ty, por tani më duhet të largohem!”
Kjo përshembull është një mënyrë e lezetshme për t’i lënë të kuptojnë se interesi yt s’shkon më larg. Mos e stresoni veten duke i rreshtuar qindra justifikime. Nëse doni të shkoni, falenderojeni për kohën dhe mirupafshim!
Në rast se ata ngulmojnë për një tjetër takim virtual meqë ndodhemi në kushtet e distancimit social, është koha për t’u treguar i ndershëm. S’ka asnjë arsye për të mos u ndjerë rehat.
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...