Një tërmet me magnitudë rreth 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së martës zonën Prizren–Shtërpcë, rreth orës 22:05, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa pjesë të Kosovës dhe rajonit.
Pas tërmetit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me një apel për qytetarët, duke kërkuar qetësi dhe respektim të udhëzimeve të sigurisë në raste të tilla.
Ministria u bën thirrje qytetarëve që gjatë lëkundjeve të ruajnë qetësinë, të futen nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës, të mbrojnë kokën dhe qafën me duar dhe të qëndrojnë larg dritareve, rafteve dhe objekteve që mund të bien. Po ashtu, theksohet se nuk duhet përdorur ashensori gjatë tërmetit.
“Nëse ndodheni jashtë, rekomandohet të qëndroni larg ndërtesave, shtyllave elektrike dhe pemëve. Nëse jeni duke vozitur, ndaloni në një vend të sigurt dhe qëndroni brenda automjetit derisa të përfundojnë lëkundjet”, thuhet në njoftim.
Pas tërmetit, qytetarët këshillohen të dalin me kujdes nga objekti vetëm nëse ka dëmtime, të kontrollojnë për persona të lënduar dhe të njoftojnë shërbimet emergjente në rast nevoje./Arbresh.info
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...