Agron Demi, nga InstitutiGap, ka numëruar disa hapa që duhet ndjekur për të bërë milioner në Kosovë, njofton Gazeta Blic.
Demi ka shkruar në Facebook, se hapi i parë që duhet bërë është që të uzurponi një objekt shoqëror në sheshin kryesor të Prishtinës.
Hapi i dytë që duhet ndërmarrë është që ta kërcënonin gjykatësin i cili tenton të zbatoj ligjin dhe t’ua marr nga dora pronën e uzurpuar.
Shkrimi i plotë:
Si të bëheni milioner në 8 hapa:
1. Uzurpojeni një objekt shoqëror në sheshin kryesor të Prishtinës;
2. Kërcënojeni gjykatësin i cili tenton të zbatoj ligjin dhë t’ua marr nga dora pronën e uzurpuar;
3. Gjykatësit tjerë e marin mësimin dhe ju dënojnë me kusht për kërcënimin e bërë, por prona mbetet e juaja;
4. Pronën e uzurpuar lëshojeni me qera për ndërmarrjet publike të cilat menaxhohen nga partia;
5. Qiraja mos të jetë nën 31 mijë euro në muaj, apo 3 milionë euro për 8 vjet, e cila vazhdon me afat të pacaktuar;
6. Për të vazhdu iluzionin kinse po zbatohet ligji, partia ndërmerr fushatë kinse largimin e uzurpatorëve, por prona e juaj nuk preket;
7. Paret e fituara nga qiraja e pronës së uzurpuar, investoj në një biznes legjitim dhe kërko me ngulm sundim të ligjit që mos me mund askush me ta rreziku fitimin, ashtu qysh ja ke rreziku ti të tjerëve.
8. Ankohu në ‘Evropën plakë’ se si s’po e sheh progresin në fushën e zbatimit të ligjit.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...