Janë bërë tashmë pesë ditë nga fillimi i fushatës zgjedhore të 9 shkurtit.
Por, ka 2-3 ditë që vërehet një retorikë më e ashpër, sidomos nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili po i sulmon kundërshtarët politik të tij, duke iu vënë edhe epitete të ndryshme si: Mizë, të rrokatur etj.
E lidhur me këtë sjellje u deklarua edhe kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Ferid Agani.
Agani, i cili është edhe psikiatër me profesion foli edhe çrregullimeve emocionale.
“Çdo qytetar e vlerëson në mënyren e vet, e ka atë kandarin e vet, e mat secilin politikan se sa e ka stabilitetin e brendshëm, sa ka qetësi të brendshme, sa është në gjendje me i kontrollu impulset agresive që i ka brenda vetës”, tha Agani.
“Besa populli ynë është i urtë, popull i cili vlerëson edhe në atë se jo çka thotë por çka bën edhe mënyren se si sillet”, theksoi ai në Klan Kosova.
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!