Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shtatë vota për, dhe një kundër, kaloi rekomandimin për çregjistrimin e Partisë Republikane për Ndryshim-PRN, dhe Shpresa Demokrate-ShD.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë çregjistrimin e këtyre dy partive politike, shkruan Arbresh.info.
Subjektet politike për çdo vit obligohen që më së voni më 31 mars të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, formularin për vazhdimin e regjistrimit.
Në lidhje me këtë, nga 540 subjekte politike të regjistruara, dy subjekte politike nuk kanë vazhduar në Zyrë formularin e vazhdimit të regjistrimit./Arbresh.info/
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...