Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar se kushtet e mira atmosferike në 24 orët e fundit kanë bërë që shumica e lumenjve të kthehet në shtretërit e tyre.
“Përmirësimi i kushteve të përgjithshme atmosferike gjatë 24 orëve të fundit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, i përcjell me ndërprerje të reshjeve dhe me ngritje të temperaturave gjatë ditës, ka ndikuar pozitivisht në tërheqjen e ujit nëpër shtretërit e tyre në, shumicën e lumenjve në shkallë vendi. Përjashtim bëjnë lumi Ibri dhe Sitnica, të cilët edhe gjatë ditës së sotme (ora 12), kanë shënuar ngritje të ngadalshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Tendencat e ngritjes së nivelit të ujit në këta dy lumenj do të vazhdojnë me intensitet të ulët deri më datë 09 janar, kur edhe do të kemi stagnim, ndërsa pas datës 09 janar në të gjitha ujërrjedhat do të ketë stagnim dhe rënie të theksuar të nivelit të ujit.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...