Shumë shpejt qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të pajisen online me certifikatat e të kaluarës penale, pa pasur nevojë që fizikisht të paraqiten para sporteleve në gjykata.
Kështu ka bërë të ditur sot në mbledhjen e KGJK-së, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, shkruan arbresh.info.
Sistemi elektronik qendror dhe modern, sipas njoftimit të KGJK-së është themeluar tashmë dhe është funksional në të gjitha gjykatat themelore dhe degët përkatëse, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe faza pilotuese është duke u zhvilluar me sukses.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, shprehu falënderimin për angazhimin e këtij projekti dhe të KGJK-së për këtë proces të rëndësishëm të reformimit të sistemit të drejtësisë, e sidomos për frymën konstruktive dhe pozitive të punës në punëtori.
Ndër të tjera, ai prezantoi aspekte të rëndësishme të procesit të rehabilitimit ligjor, proces ky i cili në të ardhmen pritet të kryhet në mënyrë automatike nga sistemi elektronik qendrore.
Në përfundim të ditës së parë të punëtorisë, Kryesuesi Zogaj kërkoi angazhimin maksimal të të gjithë pjesëmarrësve si dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre./arbresh.info/
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...