Shumë ankesa janë bërë për rinumërim të kutive të votimit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, por ky institucion nuk do t’i shqyrtojë ato pa u publikuar rezultati përfundimtar nga KQZ-ja.
Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, thotë se këto raste konsiderohen të përkohshme, pasi të njëjtat do të shqyrtohen në afatin e përcaktuar pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, raporton KTV.
Desku po ashtu ka treguar se shumica e partive politike kanë thyer heshtjen zgjedhore në rrjetet sociale, dhe për këtë u janë shqiptuar gjoba me të holla në gjashtë raste, nga 39 ankesa sa ishin dorëzuar në PZAP.
Në dy raste LDK është gjobitur me 250 euro, PDK me 200 euro, AAK-ja me 200 euro, AKR-ja me 200 euro, si dhe partia turke KTAP me 200 euro për shkelje të heshtjes zgjedhore.
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...