Shukri Buja ka reaguar me kundërshtim të hapur vendimin e djeshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili në rigjykim la fajtor dhe e dënoi atë dhe nëntë të tjerë më një vit burg për rastin ‘’veteranët’’.
Duke qenë së është kandidat i PDK-së për kryetar të njërës prej komunave, ai thotë se ky vendim, është i pabazë dhe u bë në përpjekje për të ndaluar rrugëtimin e tij politik për të ndryshuar rrugën e gabuar që ka marrë Lipjani.
”Tentimi për të më ndalur në rrugëtimin tim politik, përmes një vendimi të pabazë, qesharak dhe politik, është i dështuar që në nisje. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë përpjekjen time për të ndryshuar drejtimin e gabuar që ka marrë Lipjani. Unë kam respektuar dhe vazhdoj të respektoj organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, një shtet për të cilin kam sakrifikuar rininë time në burgjet serbe, kam luftuar për çlirim së bashku me bashkëluftëtarët, kam ndihmuar në ndërtimin e institucioneve, si dhe kam shërbyer me përkushtim e përgjegjësi në komunën tonë.”, tha Buja.
Ai tha se se rrugëtimin politik për të udhëhequr Komunën e Lipjanit do ta vazhdoj me vendosmëri.
“Dua t’ju njoftoj se rrugëtimin tim politik për të udhëhequr Komunën e Lipjanit do ta vazhdoj me vendosmëri, sepse ligji nuk e ndalon kandidimin tim.Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë dhe për këtë arsye unë do të vazhdoj betejën ligjore deri në fund.U përballa me drejtësinë serbe, me drejtësinë ndërkombëtare dhe me sfida të shumta brenda institucioneve të shtetit tonë për më shumë se dy dekada dhe nga të gjitha dola i pastër dhe fitimtar.”, u shpreh Buja./Arbresh.info
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...