Gjykata dënoi sot me dy vjet burgim ish-kryetarin e Lipjanit, Shukri Buja, për rastin e njohur si “Feronikeli”.
Sipas njoftimit, dënimi do të ekzekutohet 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.
Gjykata ka refuzuar akuzat ndaj Bujës për pikat “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit”.
Halit Gashi është dënuar me 6 muaj burgim, masë kjo që mund të zëvendësohet me gjobën prej 2 mijë eurosh.
Hasim Viseshella është dënuar me pesë muaj burgim, dënim që mund të zëvendësohet me 1.500 euro.
Edmond Rexhepi me gjashtë muaj, njësoj sa edhe Bajram Rizani, që mund të zëvendësojë dënimin me 2 mijë euro.
Ndërsa, Magbule Sadiku është liruar nga akuzat.
Seanca gjyqësore finale ndaj Shukri Bujës ishte paraparë të mbahej më 9 shtator, por i pandehuri ishte vetizoluar për shkak të simptomave të koronavirusit.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...