Në seancë e fundit të Kuvendit të Kosovës ishte paralajmëruar që seanca e ardhshme të mbahej këtë të mërkurë.
Por kjo nuk do të ndodhë. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, që ka qenë propozues i rezolutës për heqjen e murit në veri të Mitrovicës.
“Sot kemi mbajtur një takim të gjithë shefat e grupeve parlamentare dhe jemi pajtuar që seanca për rezolutën të mos mbahet të mërkurën”, ka thënë Lekaj.
“Megjithatë kjo seancë do të mbahet në njërën nga dy ditët pasuese, të enjten ose të premten”, ka pohuar Lekaj.
Ai nuk ka treguar edhe arsyet se pse është shtyrë mbajtja e kësaj seance.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...