Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Persona të Pagjetur dhe Peticione është shtyrë, pasi që Avokati i Popullit , Sami Kurteshi gjatë ditës kishte aktivitete të tjera, si pjesëmarrja e tij në intervistimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Duke paraqitur arsyetimin e Kurteshit, kryetarja e Komisionit, Lire Kajtazi, paralajmëroi shqyrtimin e raportit për nesër në orën 9:00.
Kajtazi para anëtarëve të Komisionit deklaroi se tashmë në këtë komisioni kishte arritur raporti i përkthyer, dhe së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit vendosën që nesër në ora 9 të kenë të pranishëm Sami Kurteshin, për të diskutuar për punën njëvjeçare të këtij institucioni.
Pikë tjetër e rendit të ditës, e që nxiti debat mes anëtarëve të Komisionit, ishte edhe caktimi i një dite për dëgjim publik për amendamentet që pritet t’i bëhen institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe dy projektligjeve tjera.
Vërejtje për oraret e këtij komisioni pati anëtarja nga radhët e AAK-së Teuta Haxhiu, sipas së cilës ndërrimi i orareve brenda ditës, duhet të dihet se për çfarë arsye po bëhet dhe se për hir të kujt po ndërrohet agjenda e komisionit.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryetares së Komisionit, Lirie Kajtazit, e cila arsyetoi ndërrimin e orarit të këtij takimi për të mos i lënë në pritje anëtarët e komisionit të cilët pas mbledhjes kishin takim me përfaqësuesit e OSBE-së.
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
“S’ke vetëbesim sa e tregon”, Klodi nuk kursen Benitën
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 miliardë dollarë p...
Derisa Osmani po tregonte lajmin për heqjen e masave, ndërhy...