Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherit lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka pasur të udhëtojë nesër në Holandë ku më 4 dhjetor ishte ftuar të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.
Por, nga kabineti i liderit të PDK-së, është konfirmuar për arbresh.info se kjo intervistë që ishte paraparē për datën 4 dhjetor, për shkaqe teknike është shtyrë për javën tjetër.
“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, tha Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje