Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen nesër, e premte, në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës dhe stabilitetit ekonomik të vendit.
Sipas njoftimit seanca pritet të filloj nga ora 11:00.
Kurse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) gjatë ditës së sotme (enjte), ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendi i Kosovës lidhur me rritjen e çmimit të naftës.
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se çmimet e derivateve po rriten vazhdimisht, duke rënduar jetën e qytetarëve.
“Nafta po shtrenjtohet çdo ditë. Çmimet po rriten. Derisa, qytetarët po varfërohen. E Qeveria? Spektatore. Kërkojmë veprime të menjëhershëme.Transparencë. Masa konkrete. Qytetarët nuk janë bankomat i Qeverisë!”, ka shkruar ajo.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...