Policia e Shtimes dje pasdite intervenoi në një aheng familjar në rrugën “Adem Jashari” pas raportimeve për të shtënat me armë zjarri.
Në vendngjarje, autoritetet identifikuan dhe arrestuan personin e dyshuar, 38-vjeçarin N.R., i cili pranoi se kishte shtënë tri herë me pistoletë.
Arma u konfiskua menjëherë nga policia, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit në prani të avokatit dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon te qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve gjatë festimeve, duke theksuar rrezikun e lartë për jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
“Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë!” – thuhet në njoftimin e policisë.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...