Për pak ditë bëhet një vit që kur u vendos i ashtuquajturi ‘Park i Paqes’ këtu mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë. Që nga atëherë shumë deklarata u bën, e shumë premtime u dhanë se ai do të largohet.
Një kohë u provua që kjo të bëhet nga dy komunat e Mitrovicës, e pastaj për këtë pengesë fizike u fol edhe në Bruksel. Së fundmi, Avokati i Popullit ka bërë disa rekomandime për Qeverinë e Kosovës.
Në këtë raport thuhet, ndër të tjera, se sa më shpejt duhet të largohen pengesat fizike në Mitrovicë Veriore, përfshirë ato të vendosura nga shqiptarët, sikur kjo që simbolikisht ishte emërtuar këtu në Lagjen e Boshnjakëve, si “Sheshi Adem Jashari”.
Qeveria e Kosovës nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje për këto rekomandime të institucionit të Avokatit të Popullit.
E asamblistët e Mitrovicës së Veriut kanë dyshimet e veta për mundësinë që Avokati të ketë ndonjë ndikim në atë që e quajnë ‘barrikadë të kundërligjshme’. Rekomandimet Avokati i Popullit ia ka drejtuar edhe Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut.
Por, drejtuesja e saj thotë se nuk kanë kompetencë për ndërhyrje në largim të Parkut të Paqes, gjë që duhet të vendoset nga organet qendrore politike.
Parku ishte vendosur vetëm pak orë pasi nga aty u largua barrikada me beton që kishte qëndruar për 3 vjet mbi urë. Në kohën kur ishte vendosur ky që ironikisht u quajt ‘Park i Paqes’, zyrtarët serbë thanë se gjithçka u bë në koordinim me institucionet e Serbisë.
Pas kësaj Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me një vendim ia kishte tërhequr vërejtjen kryetarit të Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq se kishte shkelur Kushtetutën, marrëveshjen e Brukselit dhe 5 ligje të Kosovës. Por kjo ishte e tëra.
Asnjë institucion tjetër kurrë nuk u morr me këto shkelje ligjore, transmeton Koha.net.
Prokuroria e Shtetit nuk u është përgjigjur pyetjeve të KTV-së nëse mund të ketë ndjekje ligjore për kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq dhe drejtuesin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën