Në kohën kur procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën po shkon drejt fundit disa shtete si Franca, Holanda, Gjermania e Spanja vazhdojnë të kenë hezitime.
Ndërkohë që institucionet e Kosovës pritet të intensifikojnë lobimin për të siguruar mbështetjen e tyre, në të kundërtën këto shtete mund të bllokojnë heqjen e regjimit të vizave për kosovarët, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Derisa qytetarët e Kosovës janë në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave me shtetet e zonës Schengen, disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian vazhdojnë të kenë hezitime sa i përket kësaj çështjeje.
Prandaj institucionet e Kosovës pritet të intensifikojnë lobimin për të siguruar përkrahjen e Francës, të Holandës, të Gjermanisë e të Spanjës, të cilat ende nuk kanë një qëndrim definitiv nëse duhet të votojnë pro heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.
Zyrtarët qeveritarë, por edhe përfaqësuesit e opozitës shprehen të bindur se Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian brenda këtij viti do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...