Google ADS

Shtetasja turke me origjinë shqiptare dëshiron të jetë zëri i emigrantëve nga Ballkani

10:37 | 10 Mars 2015
Arbresh.info

Bursa, 10 mars – Merita Jegeni Yıldız me origjinë shqiptare pasi erdhi në Turqi për të studiuar u martua në këtë vend dhe tashmë është qytetare e Republikës së Turqisë. Ajo gjithashtu dëshiron të jetë siç thotë edhe vetë zëri i Ballkanit në politikën turke, duke kandiduar për deputete në Bursa.

Jëlldëz (Yıldız) ka lindur në Shqipëri në vitin 1977 dhe erdhi në Turqi për të studiuar në vitin 1996, ku u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë Ushtarake “Gata” dhe më pas ajo u njoh me politikën turke, për të mos u shkëputur më prej saj që në vitin e tretë të studimeve të universitetit të dytë në degën Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Ankarasë.

Merita Jegeni Yıldız në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) ka deklaruar se me politikën turke ajo është njohur në vitin 2003 kur ishte me detyrë si vullnetare në Forumin e Grave të departamentit të Marrëdhënieve të Jashtme të Qendrës së Përgjithshme të Partisë AK (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim). Gjithashtu thekson më tej se në vitin 2004 në Kongresin e Forumit të Grave ajo u zgjodh anëtare rezervë në Bordin Qendror të Komitetit të Vendimeve Ekzekutive dhe më pas në Kongresin e dytë në vitin 2008 ajo u zgjodh si anëtare e plotë.

Ajo shton më tej se ajo në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2009 është zgjedhur në Këshillin e përgjithshëm të Ankarasë dhe se ka kryer detyrën si Kryetare e Komitetit të Bashkimit Europian dhe Marrëdhëniet me Jashtme. Sipas saj gjatë këtij procesi është anëtarësuar në Këshillin e përgjithshëm të Ankarasë si anëtare në “Asamblenë e Rajoneve Europiane”.

Jëlldëz duke u shprehur se do të kandidojë si deputete në qytetin Bursa për arsyen e prezencës së shumicës së emigrantëve të Ballkanit thekson se në qytetin e Bursës e ndien veten si në shtëpinë e saj.

“Historikisht rajoni i Ballkanit ka qenë shumë i rëndësishëm për Turqinë. Në qytetin e Bursës ka shumë emigrantë të cilët kanë ardhur nga Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Kosova. Serbia, Maqedonia dhe nga vendet e tjera të Ballkanit. Dëshiroj të jem një përfaqësuese e emigrantëve të ardhur nga Ballkani. Ndryshe nga kandidatët e tjerë dëshiroj të këtë detyrë si përfaqësuese e Ballkanit dhe të atyre të ardhur nga Ballkani”, ka thënë ajo.

Jëlldëz duke theksuar se flet mirë shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ajo shprehet se e ka ndier avantazhin e të diturit kaq gjuhë dhe mendon se në sajë të kësaj ka qenë e suksesshme. “Turqia në 10-13 vitet e fundit ka bërë shumë gjëra në lidhje me Ballkanin, por nuk janë të mjaftueshme. Si përfaqësuese e tyre mendoj se këto marrëdhënie duhet ti mbajmë më të ngushta. Unë jam vajzë nga Ballkani dhe ndaj i di mjaft mirë nevojat e tyre, ku flas dhe kuptoj shumë mirë gjuhë e tyre”./express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme