Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përbashkët kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Sukobinë – Muriçan, mbrëmë kontrolluan një automjet të tipit BMW X1 të drejtuar nga një shtetase e Kosovës, me inicialet L.B.
Sipas policisë, me t’u kryer kontrolli, u konstatua se “automjeti kërkohej nga Interpol Belgjika”.
“Në bashkëpunim me oficerët e Departamentit të Sigurisë Ulqin dhe në komunikim me oficerët e Interpol Podgoricë, u konfirmua se kërkimi ishte aktiv, kështu që prokurori në Zyrën e Prokurorit Themelor të Shtetit në Ulqin u informua për ngjarjen, me urdhër të të cilit u sekuestrua automjeti”, tha Policia e Malit të Zi në njoftim.
Ndërkaq, se çfarë ka ndodhur me personin shoferen e automjetit, policia nuk ka treguar.
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë