Një grua me nënshtetësi të huaj ka raportuar në polici se i janë vjedhur një çantë me dokumente personale dhe para nga vetura në Kijevë të Malishevës.
Sipas policisë, persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës së viktimës dhe i kanë vjedhur çantën, shkruan Arbresh.info.
Rasti është nën hetime.
“Kijevë, Malishevë 31.05.2025-12:22. Ankuesja femër me nënshtetësi të huaj, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë vjedhur një çantë në të cilën kishte dokumente personale dhe një shumë të parave. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...