Një qytetar ka postuar në llogarinë e tij Facebook disa imazhe ku tregon se në derën e Shtëpisë së Shëndetit në Bregun e Diellit, personeli kishte lënë një mesazh në dyer ku shkruante: Ndrrimi i natës nuk punon, përcjellë Indeksonline.
Qytetari ka shprehur indinjatën e tij, teksa iu ka adresuar Komunës së Prishtinës me këto fjalë:
Komuna e Prishtinës, ose tjera institucione kompetente, qysh osht e mundun ne kete shekull te ri mos me punu nderrimi i nates ne Shtepine e Shendetit te nje lagje kogja te madhe, Bregun e Diellit? Punetoret mrapa me thane qe gjithcka osht gati per me nise puna. Cka po pritni? A ka rendesi shneta per juve? A duhemi vec qishtu me u qu ne rrjete sociale me ju kryqezu per mangesite e juja? A keni ndergjegjje per mireqenien e miletit? Mos na komentoni ne statusa, levizni dhe shkoni hapeni nderrimin e nates sa nuk ka kersite dicka. Une jom me temperature, e deshta me shku me u mjeku, po ja, Prishtina dhe shendeti ne Bregun e Diellit, dobet. E une nuk reagoj shpesh, se shpresa vdes e fundit.

Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër