Kohë më parë në aksidentin e trafikut në Rrugen Haxhi Zeka në Prishtinë, i cili për pasoj lëndoi një person të gjinisë femërore e cila me atë rast pati humb edhe fëmijën e sajë të pa lindur pason ndërmjetësimi mes familjeve Gashi, familja e dëmtuar dhe familja Haxholli e cila e shkaktoi aksidentin, shkruan arbresh.info.
Kështu duke hasë në mirëkuptim mes familjes së zonjës së lënduar dhe familjes së shoferit i cili e aksidenton arrihet deri te pajtimi ku ndërmjetëson Hoxha i Xhamisë në Dardani të Prishtinës Remzi ef. Haziri me ndihmësit Ali Llapashtica dhe Xheladin Fazliu hoxhallarë në Marec përkatësisht në Hajvali arrijnë të mbyllin këtë ngatrrës mes familjesh.
Shembulli i mirëkuptimit mes familjeve Gashi dhe Haxholli le të jetë shembull i reflektimit si familjar edhe instituciopnal që duke shtuar syqeltesinë dhe përkushtimin të parandalohen problemet e ndryshme shoqërore dhe familjet të jetojnë në paqe pa ngatërresa cilat do qofshin ato.
Kurse familja Gashi falënderon gjithë ata individ brenda dhe jashtë vendit të cilët e ndihmuan për ta tejkaluar sfidën e rehabilitimit shëndetësor të familjares së tyre. Në këtë akt human të tejkalimit të ngatërresës dhe mbështetjes materiale për shërim të zonjës së lënduar kontribuoi edhe BIK./arbresh.info/

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...