Bashkë me Nenad Rikalon nuk ka ikur edhe stafi besnik i tij. Këshilltarët politikë dhe zyrtarë të tjerë që i kishte emëruar kanë vazhduar të dalin në zyre edhe këtë javë, të mbajnë në shfrytëzim asete të Ministrisë së Bujqësisë, përfshirë veturat, e edhe të gëzojnë beneficione.
Bazuar në Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe të ministrive, ministri e rekruton vetë një sektor, i cili përfshin këshilltarë politikë sipas zgjedhjes së tij e edhe mund të emërojë deri në katër të punësuar në kabinet, shkruan sot “Koha Ditore”. Por neni 20 i kësaj rregulloreje saktëson se kjo marrëdhënie e punësimit skadon pas përfundimit të mandatit të eprorit, nëse kjo marrëdhënie e punës nuk ndërpritet më herët, shkruan Koha Ditore.
Në fund të javës së shkuar, kryeministri Ramush Haradinaj e ka liruar Rikalon nga detyra e ministrit të Bujqësisë, por pavarësisht kësaj anëtarët e kabinetit të tij kanë vijuar të paraqiten në punë.
“Gjatë gjithë javës anëtarët e kabinetit të Rikalos kanë qenë në zyre. Kurrkush nuk iu ka thënë gjë. Ata i vozisin veturat zyrtare dhe i gëzojnë të gjitha beneficionet, sikur të mos i kishte përfunduar mandate ministrit”, ka treguar një burim i gazetës. “Ata kanë qasje edhe në dokumente të rëndësishme qeveritare”.
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...