Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Zajm të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Shtatë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.Njësitë kompetente të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për të përcaktuar shkaktarin e aksidentit”, tha ai.
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë