KEDS ka bërë të ditur se për festën e ndërrimit të vitit 2025-2026 janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga aspekti organizativ, teknik dhe logjistik për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pavarësisht rritjes së konsumit.
KEDS njoftoi se afro 500 punëtorë do të jenë të angazhuar në terren dhe shërbime të tjera, për të intervenuar menjëherë në rast të ndonjë avarie.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet paraprake në mënyrë që natën e ndërrimit të vitit të ketë furnizim stabil me energji elektrike, përkundër ngarkesës së lartë në rrjet, e cila këtë vit është në nivele të papara krahasuar me vitet e kaluara”, thanë nga KEDS për klankosova.
Sipas kësaj korporate, vendet që mund të përballen me vështirësi më të mëdha janë Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Shtimja, Xërxa, Malisheva, Suhareka dhe Lipjani, për shkak të kapaciteteve të limituara të transmisionit.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...