Shtatë komunat që nuk kanë asnjë të infektuar aktiv me coronavirus

10:03 | 30 Qershor 2020
M. A.

Kosova po përballet me një rritje të numrit të rasteve të reja me coronavirus, ku deri sot janë shënuar gjithsej 2 mijë e 799 të infektuar.

Komunat që kanë pësuar rritje të numrit të rasteve me coronavirus janë Prishtina, Vushtrria, Prizreni dhe Ferizaji, të cilat janë të parat në listën për nga numri i të infektuarve.

Por, ka edhe komuna të cilat nuk kanë asnjë rast aktiv me coronavirus. Gjithsej janë 7 komuna me zero raste aktive.

Veriu i Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi, Hani i Elezit dhe Parteshi nuk kanë asnjë të infektuar me coronavirus, mirëpo pothuajse nga të gjitha këto komuna ka pasur viktima nga coronavirusi.

Përveç Parteshit, e cila nuk ka shënuar asnjë viktimë deri sot nga coronavirusi.

Shpërndaje në rrjete sociale