Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka reaguar pas raportimeve për largimin e Osman Hajdarit nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Përmes një përgjigjeje për Televizionin Dukagjini, ShSKUK ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për shkarkim, por për një vendim administrativ që ka të bëjë me një proces të hapur rekrutimi.
“Ju konfirmojmë se për shkak se është njëri nga aplikantët në konkursin për drejtor të Spitalit të Prizrenit, është liruar nga detyra, ushtruesi i detyrës së deritanishme të drejtorit të QKUK. Kjo për të siguruar garë transparente ndërmjet kandidatëve. I njëjti është kthyer në detyrën e drejtorit të administratës në Spital të Prizrenit, pozitë që mbante para se të caktohej ud.drejtor.
Ju lusim që mos t’i jepet kahje tjetër meqë nuk bëhet fjalë për shkarkim, po një vendim për rikthim në pozitë të mëparshme dhe i njëjti ka qenë vetëm ud. Drejtor”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...