Dy, nga tre policët e lënduar në veri të Kosovës pritet të lirohen në shtëpi, pas tretmanin mjekësor që kanë marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, përderisa njëri prej tyre pritet të operohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës me anë të një njoftimi në Facebook, transmeton Arbresh.info
Polici që është operuar si rast urgjent në kërcin e gjurit, në Klinikën e Ortopedisë, ka gjendje stabile shëndetësore dhe është në përkujdesje të stafit shëndetësor të kësaj klinike, pritet të lirohet gjatë ditës së nesërme.
Ai ka marrë gjithë kujdesin e nevojshëm, kurse Klinika e Ortopedisë, për punën profesionale ka pranuar falënderim nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë e Kosovës, të cilët kanë përcjell edhe falenderimet e familjes së tij.
Ndërsa rasti tjetër që është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pas trajtimit, pritet që gjatë ditës të lirohet në shtëpi, në gjendje stabile shëndetësore.
Trajtimin shëndetësor do të vazhdojë njëri nga të lënduarit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, i cili aktualisht ka gjendje stabile shëndetësore dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni.
Kujtojmë se të premten e kaluar rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit një autoblindë e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës u vetaksidentua.
Si pasojë e këtij aksidenti, tetë policë pësuan lëndime trupore./Arbresh.info
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...