Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka rënë në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
89 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 9 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Njoftimi i plotë:
Ka rënë në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Nga raportimet e datës 6 tetor 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve është 140, 89 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 9 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 27 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 7 pacientë
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë./arbresh.info/
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...