Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka deklaruar për gjendjen shëndetësore të plagosurve dhe të lënduarve nga incidenti me armë zjarri të premten në mbrëmje në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ShSKUK-ja njofton se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu në njoftim thuhet se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë, përveç njërit i cili ka ndërruar jetë në mëngjesit e ditës së sotme.
“5 persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë. Prej tyre, 4 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror. Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17”, bëhet e ditur në njoftim.
ShSKUK njofton se prej tyre, 7 ishin të lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta./Arbresh.info/
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri