Hetimet, e koordinuara nga Prokuroria e Latinas dhe të kryera nga Guardia di Finanza e Aprilia-s, kanë mundur të konstatojnë se C.P., 44 vjeç, në harkun kohor të gjashtë muajve ka zhvatur më shumë se 100.000 euro nga subjekte të ndryshme.
Shqiptari, duke përfituar nga vështirësitë financiare të atyre që iu u jepte para me fajde, kryesisht tregtarë dhe sipërmarrës të vegjël, vendoste norma interesi jashtëzakonisht më të larta se pragu i përcaktuar çdo 3-mujor me dekret të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Në disa raste, norma shkonte edhe në 300% të kapitalit të dhënë me fajde, raportojnë mediat lokale.
Skema “kriminale” ishte studiuar në atë mënyrë që mos ti jepte të dëmtuarve mundësinë e shqyerjes së borxheve. Në fakt, fajdexhiu, edhe pse përdorte metoda frikësuese, tregohej gjithnjë i gatshëm të jepte shuma të reja parash, që përdoreshin nga të dëmtuarit për të paguar këstet e fajdeve të marra më herët. Në këtë mënyrë, interesat mbi kapitalin fillestar rriteshin gjithnjë e më shumë, shkruan Syri.net.
Aktiviteti i efektivëve të Guardia di Finanza-s së Aprilia-s është kryer me përgjime telefonike, ambientale e ndjekje, dhe në gjashtë muaj është arritur të qartësohet mënyra se si vepronte C.P., i cili bashkëpunonte edhe me bashkatdhetarë të tjerë për të frikësuar të dëmtuarit.
Operacioni për ndalimin e 44-vjeçarit është kryer mëngjesin e kësaj të premteje, kur efektivët mësynë në vilën e tij.
Gjatë të njëjtit aktivitet hetimi, janë denoncuar edhe tre shqiptarë të tjerë të përfshirë në akte kriminale, veç 44-vjeçarit C.P.
Lansohet linja 0800 pa pagesë në kuadër të periudhës informu...
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...