Lexuesi shqiptar i të përditshmes “20 Minuten”, Bernard Quni, mëngjesin e së mërkurës ka përjetuar skena Hollywoodi në autostradë. Ai ka vërejtur se si një veturë po hidhte shkëndija nga pjesa e poshtme.
“Ishte si në një film aksioni”, pohon Bernard Quni për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. Shqiptari 26-vjeçar, mëngjesin e së mërkurës ka dashur të shkojë në punë, kur në afërsi të tunelit Gubrist dëgjoi një zhurmë: “Pas pak kohësh pashë një veturë që hidhte shkëndija nga pjesa e poshtme”.
Rastin për Albinfo.ch, e ka konfirmuar edhe vetë Bernard Quni.
Bernardit menjëherë iu bë e qartë se duhet të ndihmojë: “Iu afrova veturës së bardhë dhe tentova t’i bëj me dije vozitësit se duhet të ndalet”. Por, vozitësi nuk ka reaguar fare duke vazhduar rrugën me gomë të shkatërruar dhe bandazh të zjarrtë.
“Dukej vërtetë shumë keq dhe unë u mundova t’ia bëj me dije vozitësit se duhej të ndalonte”. Pra, shqiptari 26-vjeçar iu afrua veturës së bardhë dhe tentoi ta bindë vozitësin se duhej të frenonte: “Edhe kjo nuk ndihmoi shumë”. Më në fund, një kamion në afërsi ka mundur ta ndalojë veturën e bardhë.
Bernardi menjëherë ka zbritur dhe iu është afruar vozitësit: “Ishte një person i moshuar dhe dukej si i hutuar”. Shqiptari ia mori çelësin dhe e zhvendosi veturën në korsinë e emergjencës. Në të njëjtën kohë arriti edhe policia.
Policia kantonale e Cyrihut e ka konfirmuar rastin, duke nënvizuar se nuk ka pasur persona të lënduar. Hetimet e mëtutjeshme janë në vazhdim e sipër.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK