Më në fund, ai është vrarë me një të shtënë në kokë dhe pesë plumba në trup, pas së cilës është dërguar në TTTS.
Për vrasjen e ish anëtarit të policisë ushtarake, Ante Prnjak, policia e ka dyshuar 27-vjeçarin Liridon Berisha, një shqiptar me shtetësi serbe, i cili të enjten u arrestua në Omish, shkruajnë mediat kroate, përcjell Albinfo.ch.
“Kemi kryer hetimet në veturën BMW, në të cilën dje u shkaktua zjarr, në lokacionin Tugare. Është vërtetuar se zjarri është shkaktuar nga flakë të hapura dhe ai është një automjet në pronësi të 34-vjeçarit të vrarë. Në vazhdim do të zhvillohen hetime për krim të rëndë”, kanë deklaruar nga policia e Splitit, nga e cila theksojnë se Prnjak është transportuar i vdekur me BMW-në e tij në vendin ku është gjetur.
I dyshuari, Liridon Berisha për shtatë vite me radhë ka vendbanim të përhershëm në Strobeç, ndërsa është arrestuar gjatë qëndrimit të tij në tregun e Omishit, ku nëna dhe motra e tij shesin pemë dhe perime.
Atje ai shkoi pasi policia i kishte hyrë në gjurmë pas një thirrje telefonike që ia kishte bërë nëna e tij, për t`i dhënë një shumë të hollash. Gjatë arrestimit, tek ai nuk është gjetur armë, shkruan mऩ tej Albinfo.ch.
Në jetën nëntokësore të Splitit, siç sjhkruan “Slobodna Dalmacija”, thuhet se 27-vjeçari në veprat e tij mizore ka edhe bashkëpunëtorë, në mesin e të cilëve përmendet edhe emri i ish mjeshtrit të arteve luftarake. Thuhet se të dy personat janë parë që në mëngjes, duke shpenzuar të holla në një kazino, gjoja të marra nga viktima dhe se veturën e tij e kanë vozitur nëpër qytet, derisa e djegin.
Sa për mizoritë e ushtruara nga vrasësi, dyshohet se ky ishte një lloj mesazhi, sepse ata mendonin se i vdekuri ishte një spiun i policisë. Supozohet se ai kishte dhënë infomata për një person i cili tani është në burg.
Prnjak u arrestua në maj, kur si organizator i një grupi tregtarësh katërantarësh iu vunë prangat. Pas arrestimit ai ishte intervistuar dhe më pas u lirua për të mbrojtur veten pa ndonjë masë paraprake, e cila ishte e çuditshme për shumë njerëz.
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...