Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar në New York artistin Pejtrit Halilaj i cili ka hapur ekspozitën e tij të titulluar “Abetare” në muzeun prestigjioz The Metropolitan Museum of Art (MET).
Kurti ka thënë se vepra dhe audienca e Petritit ka tejkaluar kufijtë duke u bërë kështu ambasadori kulturorë i historisë së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Kryeministri në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar fotografi nga ekspozita “Abetare” e cila përmes skulpturave pasqyron historinë e nxënësve të viteve ’90-ta
Postimi i plotë i Kurtit:
Artisti ynë i përmasave botërore, Petrit Halilaj ka arritur të sjellë një pjesë të historisë së vendit para artdashësve në muzeun prestigjioz The Metropolitan Museum of Art (MET), aty ku prezantohet arti mbi 5 mijë vjeçar i vjetër nga të gjitha anët e botës. Ai është shqiptari i parë që hap ekspozitë në MET. Vepra e tij dhe audienca e saj tejkalon kufijtë, duke e bërë kështu Petritin ambasador kulturor i historisë dhe vendit tonë. Ekspozita e titulluar “Abetare” sjell rrëfimin individual e kuptimplotë të Petritit. Historia e viteve të ‘90-ta prezantohet përmes skulpturave metalike të cilat sjellin kujtesën kolektive dhe fuqinë imaginative të brezave të nxënësve, jetët e të cilëve u shënuan nga ngjarje traumatike gjatë luftërave në Ballkan.
Krahas ekspozitës në MET, Petriti hapi edhe një ekspozitë tjetër në Galerinë Kurimanzutto New York, që është vazhdimësi e asaj të parës. Ekspozita “Abetare – klasa e zhurmshme” e ka shndërruar galerinë në klasë. Në vend të pikturave, muret akomodojnë instalacionin artistik të bankave shkollore me ngjyra të ndryshme e me shkrime të nxënësve, të shoqëruar me skulpturat që reflektojnë gjuhën, rininë dhe komunitetin në kontekst të historisë së vendit tonë. Kjo vepër vjen edhe si homazh ndaj rolit të intelektualëve dhe artistëve shqiptarë të diasporës në themelimin, praktikën dhe rezistencën e gjuhës shqipe gjatë historisë. E pikërisht aty u takuam bashkë me artistë e profesionistë të rinj të diasporës, për të diskutuar rolin po aq të rëndësishëm të diasporës në ditët tona./Arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...