Shqiptarët që jetojnë në veri nuk e kanë asnjë shans që të punësohen jo vetëm në administratën komunale, por as nëpër spitale, ambulanca, arsim apo edhe qendra sociale, raporton KTV.
Për këtë arsye asamblistët shqiptarë në Mitrovicën veriore nuk kanë votuar buxhetin komunal, me arsyetimin se është diskriminues.
KTV-ja ka provuar të kontaktojë me organet komunale të Mitrovicës veriore, porse një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Si zakonisht, kryetari Goran Rakiq nuk flet për mediet shqiptare.
Vetëvendosje kishte kundërshtuar edhe me protesta marrëveshjen për policinë, përmes së cilës përcaktohej që komandanti i Regjionit të Mitrovicës veriore të ishte domosdoshmërish i përkatësisë etnike serbe.
Ndërkohë tash këtë situatë, kur shqiptarët e veriut e kanë të pamundur punësimin në institucione, Vetëvendosje e sheh si rezultat të kompromiseve të Kosovës, transmeton Koha.net.
Përkundër faktit se asamblistët shqiptarë në veri nuk e votuan buxhetin e ri komunal, ai kaloi pasi qeverisja komunale i kishte votat e nevojshme.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...