Para dy ditësh kreu i shtetit Hashim Thaçi ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa pasur korrigjim të kufijve në mes të dyja shteteve. Por njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ky propozim i presidentit të Republikës përpos që është i rrezikshëm, e ka ndarë edhe skenën politike brenda vendit.
Teksa ka folur rreth paralajmërimit të Thaçit për bashkëngjitje të Luginës me Kosovën, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se Kosova Lindore e mirëpret një deklaratë të tillë.
“Në vazhdimësi kemi përshëndetur cilëndo deklaratë nga zyrtarët e Kosovës kur Lugina e Preshevës trajtohet si çështje, e cila kërkon zgjidhje të drejtë. Në këtë kontekst deklarata e presidentit mirëpritet në Luginë të Preshevës, ku dialogu i Kosovës me Serbinë konsiderohet si mundësi e jashtëzakonshme, por edhe e fundit për të gjetur zgjidhje për çështjen e shqiptarëve në këtë rajon”, ka deklaruar ai për “Zërin”.
Kamberi më tej ka thënë se ekzistojnë dy opsione, prej të cilave shqiptarët e Luginës së Preshevës presin zgjidhje.
“Praktikisht janë dy mundësitë që i presim. Nëse Kosova vendos të ecë në linjën e korrigjimit të kufijve ne presim që Lugina e Preshevës, si tërësi, të bashkohet me Kosovën. Në të kundërtën, Lugina e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon duhet trajtuar sipas parimit ndërkombëtarisht të njohur të reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka nënvizuar i pari i Komunës së Bujanocit.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...