Kryetari i partisë Alternativa për Ndryshim, Shqiprim Arifi i tërhoqi vëmendjen Shqipërisë për vëmendjen e munguar, sipas tij, ndaj Luginës së Preshevës.
Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Arifi i krahasoi shqiptarët e Preshevës me jetimë. Ai kërkoi nga Shqipëria më shumë mbështetje.
“Shqipëria t’i dalë në ndihmë Luginës nëse thonë që ne e duam Luginën. Nëse mendojnë se jeta në Serbi nuk është e lehtë, atëherë duhet të materializohet. Me buxhetin tim lokal. Që është shumë i pakët, unë vitet e fundit kam dashur të realizoj fusha futbolli. Unë duhet të financoj vetë OJQ, të rris buxhetin sepse jam i kontekstualizuar me sportin. Çfarë është e mundur, ne e bëjmë. Por mungon një qasje nga shtetet. Ne jemi vetëm këtu, ne jemi jetimë, ne jemi viktima. Mungon fondi kombëtar i solidaritetit. Askush në fushata nuk ka një pikë programore për Luginën e Preshevës, edhe pse në Kushtetutë e keni të inkluduar që kujdesja për shqiptarët jashtë kufijve është e domosdoshme.”
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...