Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ka theksuar se është i mrekulluar me progresin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në një periudhë të shkurtër kohore.
Kollçaku këto komente i ka bërë në një konferencë për media së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë tha se FSK-ja në një periudhë të shkurtër kohore ka arritur kapacitete të plotë operacionale.
“Përfitoj nga rasti që t’i falënderoj FSK-në dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën e dhënë në rastin e emergjencave në Shqipëri. FSK-ja e tregoj veten jo vetëm në reagimin e menjëhershëm, por edhe në profesionalizimin e tyre, duke e ndihmuar popullsinë në zonat e afektuara, bashkëpunimi jonë për vitin 2017, ka qenë shumë në nivel dhe janë realizuar të gjitha aktivitet e parashikuara. Në vitin 2018, presim një shtim të aktiviteteve jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi. Ne jemi të vendosur të mbështesin transformimin e FSK”, ka shtuar ai .
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...