Krijimin e pikave të përbashkëta kufitare ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, zyrtari serb Milovan Drecun e ka quajtur heqje kufijsh ndërmjet dy vendeve.
Lidhur me këtë ai ka thënë se “këta janë hapa që shpien në aneksimin e pjesës së territorit të Serbisë nga Shqipëria”.
“Ky është hap që tregon se ata po punojnë për këtë dhe dëshirojnë që gjithë bashkësinë ndërkombëtare ta vënë para aktit të kryer – ja, ne, hap – pas hapi, po e krijojmë Shqipërinë e madhe dhe askush nuk po reagon që do të thotë se ky nuk është problem i madh. Dhe kur të bëhen llogaritë, një ditë ata do të thonë: ‘E pra, për çfarë të bisedojmë tjetër? Ja, Shqipëria e madhe ekziston’”, citon “blic” i Beogradit të këtë thënë kryetari i të ashtuquajturit këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Drecun.
Ai ka shtuar se Serbia do t’i bëjë të gjitha që në planin diplomatik të tregojë për këtë rrezik.
“Në të kundërtën do ta kemi situatën që bashkimi të ndodhë e që do të thotë se kufiri ndërmjet Shqipërisë e Serbisë do të jetë në Jarinjë e Merdar”, parashikon duke u ankuar Drecun.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...