Gjykata e Lartë në Shqipëri ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.
Goxhaj u lirua më herët nga Gjykata e Apelit, por Prokuroria ushtroi të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë.
Ai u arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale, me dyshimin se ka publikuar emrat e disa dëshmitarëve për disa procese të krimeve të luftës.
Megjithatë, kjo rezultoi krejtësisht e pakonfirmuar. Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.
Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri./euronews.al
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...