Në prag të mbledhjes së radhës së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, sot, ministri i MPMS-së, Skender Reçica, bashkë edhe me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, u takuan me ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Anila Denaj, për të intensifikuar edhe më tej veprimet e nevojshme në rrugëtimin e nisur që moti, për lehtësimin e jetës së qytetarëve.
Reçica dhe Denaj u dakorduan për arritjen e marrëveshjes së mobilitetit në punë, marrëveshje kjo e cila ua mundëson qytetarëve të këtyre vendeve të kenë mundësi të barabarta punësimi, arsimi dhe aftësimi profesional, anekënd hapësirës sonë gjeografike, pavarësisht vendit prej nga vijnë.
Kuadrot e të dyja vendeve me arritjen e kësaj marrëveshje do të shfrytëzojnë tregun e përbashkët të punës, i cili do të jetë i integruar në vetëm një treg pune.
Rëndësia e integrimit të së cilit është që dy vendet të plotësojnë vendet e lira të punës, të cilat kërkojnë kuadro në bazë të nevojave të tregut.
Gjithashtu, me Denaj, u ra dakord që pas arritjes së kësaj marrëveshje, duhet ta realizojnë edhe marrëveshjen për sigurime sociale, që qytetarët mos të humbasin kontributet e tyre dhe të bashkojnë periudhat e kontributeve nga secili vend që kanë punuar.
Në njoftimin e MPM-së thuhet se qytetarët do të përfitojnë nga sigurimet shoqërore duke zgjedhur të jetojnë ku ata dëshirojnë, në Kosovë apo në Shqipëri.
Reçica theksoi se me arritjen e këtyre dy marrëveshjeve Kosova dhe Shqipëria do të jenë gjithnjë më afër Bashkimit Evropian, për faktin se po jetësojnë një pjesë të procesit të Berlinit./Arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...