Që nga hyrja në fuqi e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nga qeveria e Kosovës, vendi ynë ende nuk po përfiton për të eksportuar prodhimet tona në shtetin që na lidh më shumë se kufiri.
Për janarin, eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës nuk u rritën, madje, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës ato u ulën. Vetë prodhuesit shqiptarë thonë se ka një tendencë rritjeje në fund të muajit shkurt.
Asllan Baraj, prodhues tullash që administron një prej fabrikave më të mëdha në Shqipëri, dhe që ka kontrata të shumta shitjeje me Kosovën, na thotë se tregtia mes dy vendeve është e kondicionuar nga vonesat në kufi, procedurat doganore dhe sportelet e pakta në dispozicion të kamionëve.
Problem më vete është procesi i skanimit i cili rrit orët e pritjes në kufi.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në janar të vitit 2018, Shqipëria eksportoi drejt Kosovës rreth 9,3 milionë euro mallra, ndërsa në janar të këtij viti eksportet ishin rreth 6,8 milionë euro. Nga ana tjetër, eksportet e Serbisë drejt Kosovës ranë nga 31 milionë euro që ishin në janar të vitit 2018 në vetëm 788 mijë euro.
Por, cilët janë shtetet që kanë përfituar më shumë? Të paktën Sllovenia dhe Greqia që kanë dyfishuar eksportet e tyre për në Kosovë, por edhe Maqedonia apo Hungaria dhe Bullgaria.
Prodhuesit shqiptarë thonë se ka pabarazi në trajtimin e bizneseve nga ana e shtetit. Kjo ka bërë që industria në vendin tonë të përballet me vështirësi të shumta të cilat nuk e favorizojnë atë për të përfituar menjëherë nga zhvillimet që mund të lindin në tregjet e huaja. /tch
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...