Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit mbi situatën Covid në vendin tonë. Pas kryerjes së 5005 testimeve kanë rezultuar pozitivë me Covid 768 qytetarë, ku 267 prej tyre janë regjistruar në Tiranë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 8 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora.
Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa në të gjithë vendin janë aktualisht 12,257 pacientë aktivë me COVID19.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar./arbresh.info/
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje