Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist që ka dëmtuar kanalin e Ibër Lepencit.
Në lidhje me këtë Memli Krasniqi përmes rrjetit social në Facebook tha se “Ky sulm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, pas dy sulmeve të tjera me granata ndaj institucioneve komunale në Zveçan gjatë ditëve të fundit, tregon për një sulm të organizuar ndaj Kosovës dhe kërkon angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve shtetërore”.
Tutje, Krasniqi tha se sot për sot, prioriteti kryesor është kthimi i normalitetit për qytetarë.
“Ky sulm kërkon hetim, zbulim dhe dënim maksimal të të gjithë të përfshirëve në të. Kërkon mobilizim të të gjitha organeve të sigurisë dhe të drejtësisë të vendit tonë, që krahas sigurimit të infrastrukturës kritike, të zbardhin sa më parë rastin dhe t’u japin përgjigje pyetjeve të shumta të cilat sot shqetësojnë secilin qytetar të vendit tonë.
Qytetarët sot kanë nevojë për transaprencë, informim dhe llogaridhënie”, shkruan Arbresh.info.
Krejt në fund Krasniqi shprehu mirënjohje për gazetarët.
Mirënjohje të veçantë ndaj të gjitha mediave për raportimin e tyre të ndershëm dhe të guximshëm. Në këtë moment, gazetarët meritojnë mbështetjen e secilit për të informuar të pavarur dhe pa presion./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...