Në internet janë publikuar pamjet e momentit kur autori i sulmit kamikaz në një kishë në Egjipt, u vetë hodh në erë.
Videoja e regjistruar nga kamerat e sigurisë tregon momentin kur kamikazi afrohet për nga hyrja dhe i kërkohet që të kalojë tek detektori metalik, në krah të derës kryesore të kishës.
Ai mund të shihet teksa ecën drejt detektorit, bën një hap prapa dhe më pas shpërthen.
Ministria egjiptiane e Shëndetit tha se 16 persona humbën jetën, përfshirë 3 oficerë policie, ndërsa 41 të tjerë mbetën të plagosur.
Shpërthimi erdhi vetëm pak orë pasi një tjetër bombë tronditi kishën koptike në Tanta, duke vrarë të paktën 27 – persona dhe plagosur 78 të tjerë.
Në të dyja rastet përgjegjësinë e ka marrë përsipër i ashtuquajturi Shteti Islamik.
https://www.youtube.com/watch?v=Ud9HYbZp2AM
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...