34 persona rezultojnë të plagosur ndërsa qindra të tjerë janë evakuuar gjatë shembjes së disa ndërtesave Merseyside në Angli, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi.
Një numër i madh shtëpish u evakuuan menjëherë dhe më shumë se 100 njerëz u zhvendosën në një kishë aty pranë, raporton “BBC”.
Shërbimet emergjente ishin thirrur nga banorët për shkak të një “incidenti të madh” në Wirral, në rreth orës 21:00 , mbrëmjen e të shtunës.
Ndërkohë, policia po heton për ngjarjen, ndërsa dy prej të plagosurve raportohen të jenë në gjendje të rëndë.


Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...