Trembëdhjetë persona kanë përfunduar në spital, si pasojë e lëndimeve që morën nga shpërthimi i një bombole të gazit në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi“, tha Zahiti.
Ndërkohë mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njësitë policore po qëndrojnë atje për të kryer ekzaminimet e nevojshme.


“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania