Disa shpërthime të mëdha kanë ndodhur në afërsi të aeroportit të Damaskut, duke shkaktuar zjarr.
Dëshmitarët që kanë shpërndarë fotografi dhe video tregojnë shpërthimet dhe djegien e karburanteve, duke thënë që incidenti ndodhi në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut, transmeton portali arbresh.info.
Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Ndërkohë raportime të pakonfirmuara sugjerojnë që ka ndodhur një sulm ajror apo bombardim i gazsjellësit.
Sipas burimeve “të larta” rebele siriane, të cilët folën për Reuters, shpërthimet thuhet se goditën një magazinë municioni “të përdorur nga forcat iraniane”. Janë raportuar të paktën pesë shpërthime, edhe pse nuk ishte e qartë nëse ato ishin shkaktuar nga një raketë apo një sulm ajror./Arbresh.info
https://twitter.com/UrgentNews5/status/857414963849306114?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F386286-damascus-airport-blast-fire%2F
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...